Pensionohet Mohamed Salah nga Egjipti ?
Pëlqej
Pavarësisht se ai udhëtojë në Botëror dhe ishte i lënduar, Mohamed Salah ishte njëri prej lojtarëve të Egjiptit që ishte zhgënjyer shumë me paraqitjen në Rusi.

Pasi nuk luajti në ndeshjen e parë me Uruguain, ylli i Liverpool shënoi dy gola edhe kundër Rusisë ashtu edhe kundër Arabisë Saudite, edhe pse pa efekt.

Raportet po ashtu thanë se Salah u “përdorë” politikisht edhe nga federata e Egjiptit, kryesisht për shkak të asaj se shumicën e kohës e kaloi në Çeçeni, duke pasur edhe takime të ndryshme.

Por, lojtari me anë të një postimi duket se do të vazhdojë ende me Kombëtaren e Egjiptit.

“Dikush mund të mendojë se ka përfunduar por nuk ka përfunduar. Ka nevojë për ndryshime”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Salah ka bërë 59 paraqitje për Egjiptin duke shënuar 35 gola. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori