Pep dashuron Premier League-n (VIDEO)
Pep Guardiola dëshiron të trajnojë në Premier League. Në një video-mesazh urimi dërguar për 150-Vjetorin e Federatës Angleze të Futbollit (FA), të njëjtën gjë që bëri dje edhe Jose Mourinho, ish trajneri i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij që në një të ardhme të afërt të drejtojë një prej klubeve në kampionatin anglez.

"Si një futbollist nuk kam mundur të realizoj ëndrrën time të luaj këtu por shpresoj që në ardhmen të kemi mundësinë të jem trajner ose menaxher për të patur eksperiencën e trajnerëve dhe futbollistëve që kanë qënë këtu. Është unike të luash në këtë ligë. Unë jam ende i ri, vetëm 41, ndaj shpresoj që në të ardhmen ta kem këtë kënaqësi", është shprehur ndër të tjera Pep Guardiola. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2013, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori