Pep do Raul-in, Klopp sulmon
Raul Gonzales Blanco, kapiteni historik i Real Madrid dhe ish-sulmues i Schalke 04, mund të jetë ndihmësi i ri i Pep Guardiolas në pankinën e Bayern Munchen.

Këto janë informacionet e para të medias gjermane, pas bujës që bëri lajmi i kalimit të teknikut katalanas te bavarezët.

Raul, falë eksperiencës së fundit të tij në Gelsenkirchen, e njeh mirë gjuhën, njeh mirë Bundeligan dhe mund të ndihmonte më së miri Guardiolan në arritjen e sukseseve.

Ndërkohë, trajneri i kampionëve aktualë të Gjermanisë, Borussia Dortmund, ka menduar t’ia bëjë "të vështirë" jetën spanjollit. Jurgen Klopp e komenton kështu emërimin e Guardiola-s në krye të pankinës së Bayernit.

"E pabesueshme, vërtet fantastike, jam i lumtur që do të mund ta njoh, herët apo vonë", ka deklaruar Klopp, përpara se të shtonte: "Shpresoj vetëm që të marrë mundimin të jetë prezent gjatë stërvitjeve, pasi trajnerët e huaj në Bundesligë e bëjnë shumë rrallë këtë gjë. Shpresoj që ai të bëjë përjashtim". /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori