Pep Guardiola uron Manchester United që është afër blerjes së Sanchezit
Pep Guardiola ka përgëzuar Manchester United që është afër blerjes së tyre me Alexis Sanchez.

Kiliani ka luajtur nën drejtimin e Guardiolas në Barcelonë dhe Manchester City u tërhoq nga gara për transferimin e tij pasi, siç raportohej, ishte i palumtur me rritjen e çmimit të lojtarit pas futjes në garë të rivalit, Manchester United.

I pyetur sot pse City nuk ishte në gjendje të garonte kundër ofertës së Unitedit, Pep ka thënë: "Nuk jam unë tip që merrem me matematika dhe numra. Ajo cka di tani është se Alexis është lojtar i Arsenalit. Por, mendoj se ai do të shkojë në United dhe unë i uroj ata për këtë arritje." u shpreh Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori