Pep i thotë "Jo" Barçës: Nuk jam unë zgjidhja
Nuk ka rikthim te Barcelona: Guardiola përgënjeshtron zërat që e duan sërish në krye të stolit katalanas në përfundim të kontratës me Bayern Munchen (qershor 2016).

Javët e fundit është folur shumë për dëshirën e ish presidentin Joan Laporta për të kandiduar sërish për postin e presidentit të klubit dhe një ndër premtimet e tij do të ishte edhe rikthimi io Pep Guardiolës.

Por ka qënë vetë tekniku i Bayernit që ka mohuar gjithçka.

"Laporta nuk ma ka thënë kurrë këtë. Ka qënë e shkruar por nuk ma ka thënë kurrë. Barcelona ka shumë opsione dhe atje gjenden personat e duhur për të marrë vendimet dhe për ta mbajtur klubin mes më të mirëve në botë. Nuk jam unë zgjidhja", ka thënë Guardiola. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2015, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori