Pep: Ja objektivi im në Gjermani
Nga Buenos Aires në Argjentinë ku ndodhet për një tur, trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen, Pep Guardiola foli për të shkuarën dhe të ardhmen. Spanjolli deklaroi se në Gjermani dëshiron të punojë si trajner dhe se nuk kërkon asgjë të veçantë.

"Në Gjermani dua të vazhdoj të jem trajner, nuk kërkoj asgjë speciale", tha ish trajneri i Barcelonës.

Guardiola tha se nuk është më i mirë se trajnerët e tjerë dhe se fitoret dhe humbjet janë pjesë e lojës. Gjithashtu theksoi se nëse nuk do të ishte për Cruyff, ai nuk do të ishte këtu ku është. Guardiola me Barçën ka bërë histori jo vetëm për titujt e fituar por edhe për lojën e zhvilluar. Ai shtoi se janë lojtarët ata që zbatojnë skemat dhe që i japin kuptim punës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2013, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori