Pep: Messi kurrë te Bayern
Blerje të bujshme, shifra që 99 % e njerëzve të kësaj bote kurrë nuk i kanë parë bashkë e madje as ëndërruar por shpenzohen për një futbollist, kur një djalosh si Bale merr etiketën mister 100 milionë euro kush mund të jetë i sigurt, ndoshta dhe Lionel Messi jo. Pak intrigë kush mund ta blinte yllin e Barçës, ndoshta një superfuqi ekonomike si Bayern Munchen me një trajner si Pep Guardiola që për të ekzaltuar vetitë e jashtëzakonshme të gjenit argjentinas ndërtoi rreth tij lojën e Azulgranave për një nga ciklet më vezullues të shoqërisë.

Por gjithsei nga kjo anë Barça mund të flejë e qetë pasi Pep hodhi poshtë kategorikisht synimin për blerjen e yllit argjnetinas.

"Të blinim Messin për 100 milionë. Jam i sigurt se Uli Hoeness nuk do të ma ofronte kurrë një mundësi të tillë. Bayerni nuk funksionon kështu. Pastaj Messi është i lumtur te Barcelona2, shprehet Guardiola.

Guardiola nuk mendon të bëjë ndonjë blerje tjetër dhe sido që të jetë trajneri i Bayern Munchen është i sigurt se ekipi i tij do të triumfojë këtë vit.

"Nuhatja më thotë se do të kemi një sezon të mirë për Bayernin. Në maj do të jemi duke luftuar për titujt", deklaron spanjolli i bavarezëve.

Veç të tjerash në aspektin human Guardiola rreshtohet për cështjen e pavarësisë së Katalunjës.

"Më duket se kur 1.6 milionë njerëz zbresin në shesh me këtë është thënë gjithçka, njerëzit kërkojnë që të mund të shprehen dhe vendosin. U bënë dy vjet rradhazi që më shumë se 1 milionë njerëz zbresin në fushë. Gjithmonë kam menduar se organizmat zyrtarë dhe politikanët janë shërbëtorë të popullit dhe me këtë gjithshka është e qartë", ka vijuar Pep.

E qartë ashtu siç është dhe fakti se pavarësisht se dallgët e fatit apo më mirë karrierrës e kanë çuar në Mynih, Guardiola i përket Katalunjës, e cila më së miri përfaqësohet nëpër botë te ngjyrat blaugrana të Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori