Pep rinovoi me City-n, por kandidati për president të Barcelonës nuk heq dorë nga spanjolli
Kandidati kryesor për
postin e presidentit të
Barcelonës, Victor
Font ende nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me Pep Guardiolën.
Ish trajneri i
Barcelonës zyrtarisht refuzoi rikthimin, ndërsa
rinovoi kontratën deri në vitin 2023.
Mirëpo,
Font mendon se nëse ai bëhet president do krijojë kushtet që tekniku spanjoll të
rikthehet në "Camp Nou".
"Jam shumë i lumtur për të sepse nënkupton se do vazhdojë të bëjë çfarë dëshiron".
"I urojë më të mirat. Shpresoj që së shpejti të krijojmë kushtet që ai të
rikthehet në klub dhe të na ndihmon", deklaroi ai.
Mbetet të shihet në janar, se cili nga gjashtë kandidatët do fitojë
postin e presidentit që në vitet e fundit e ka mbajtur Jose Maria Bartomeu.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 11:05