Pep: Te Bayern derisa të lirohet Hoeness
Pëlqej
Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka ndërmend të qëndrojë në "Allianz Arena" derisa ish presidenti i klubit, Uli Hoeness të dalë nga burgu. Hoeness fitues i 3 Kupave të Europës me Bayernin ku ka kaluar plot 40 vite të jetës si futbollist, drejtues e më pas president, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg javën e kaluar pasi u konsiderua fajtor për evazion fiskal.

43-vjeçari katalanas e mbështeti pa rezerva Hoeness duke shprehur trishtimin që miku i tij nuk do të jetë më pjesë e klubit, dhe dëshiron që ta presë te Bayerni Hoennes deri sa ish presidenti të ketë kryer dënimin.

"Unë do të vazhdoj te Bayerni deri sa Hoeness të kthehet. Unë dua të jap më të mirën për këtë klub. Dua ta vazhdoj punën këtu për dy apo tre vjet të tjerë. Ëndrra ime është që unë të jem këtu kur Hoeness të rikthehet. Pa të Bayerni nuk do të ishte ky që është sot", është shprehur ish tekniku i Barcelonës.

Ky është sezoni i parë i Guardiolës në "Alianz Arena" ku e lidh një kontratë deri në vitin 2016 me shoqërinë bavareze. Marrëveshje që me sa duket është e destinuar për t’u zgjatur po të marrim në konsideratë faktin se Hoeness do t’i duhet të kryejë 3 vite e gjysmë pas hekurave para se të jetë sërish i lirë. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori