Pep, trajneri "mbret" i merkatos
Të gjithë i besojnë, të gjithë e kërkojnë dhe po të gjithë janë gati të paguajnë shifra të çmendura për të. Pep Guardiola vijon të mbetet tekniku më i kërkuar në tregun e futbollit, por ai ende vazhdon pushimet, duke lëshuar shkëndijën e parë pas deklaratës së tij ku shprehet: "do të kthehem në verë".

Kanë qënë pikërishtë këto fjalë të Guardiolës, që kanë tërhequr sërishtë vëmendjen e klubeve të mëdha. Ofertat janë bërë konkrete prej kohësh dhe interesimi i Manchester United, Chelsea, Bayern Munchen apo Milan kanë qënë gjithmonë prezente. Megjithatë, sipas së përditshmes "The Sun", ish numri një i pankinës katalanase preferon Premier Ligën si destinacion apo si provë të rradhës.

Këto fjalë ngjallën sërish interesin e presidentit të Chelsea, Roman Abramovic që pak ditë më parë bëri ofertën marramendëse të 22 milion eurove në sezon për Guardiolen për tre vite me rradhë. Ne rast se Guardiola pranon pankinen e londinezëve atëherë ai automatikisht shndërrohet në teknikun më të paguar në botë.

Por Abramovic ka edhe rivalë të tjerë të fortë që kërkojnë shërbimet e spanjollit. Manchester City kërkon zëvendësuesin e Mancinit në një të ardhme të afërt për t'i vijuar me projektin e tyre. E pikërishtë këtë projekt ja kanë shpalosur edhe Guardiolës, ku përfshihet edhe ndërtimi i një akademie të re për ekipet zinxhir të "Citiziens", me shpresën e gjetjes së një Mesie të re.

Sheiket e City-t nuk kanë ofruar më shumë se 10 milionë sterlina për të, ofert e cila nuk arrin as gjysmën e saj të Abramovic. Por sipas mediave britanike, Guardiola në bast të preferencave anon më shumë nga Manchester City dhe pikërisht kanë qënë këto burime që e shohin Guardiolën si zëvendësusein e Roberto Mancinit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori