Pep zgjedh Bayernin, pritet zyrtarizimi
Pep Guardiola me 99% do të jetë trajneri i ri i Bayern Munchen gjatë sezonit 2013-2014. Pasi shprehu dëshirën e hapur për të trajnuar një skuadër në Premier League dhe pas përgënjeshtrimit të djeshëm të zëdhënësit të bavarezëve, ish trajneri i Barcelonës do të jetë pjesë e Bundesligës.

Bayern Munchen kërkon ti rikthehet lavdisë së viteve të shkuara duke kërkuar fitimin e trofeve jo vetëm në Gjermani por edhe në Europë dhe sipas tyre vetëm Guardiola mund ta garantojë diçka të tillë.

Tratativat po ecin me hapa të shpejtë, pavarësisht përgënjeshtrimeve të të dyja palëve dhe zyrtarizimi mund të vijë që sot, shkruan "Gazzetta dello Sport". /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori