Pepe do largohet nga Lille, Bayern favorit për të nënshkruar me bomberin
Nicolas Pepe me shumë mundësi do të largohet nga Lille në përfundim të këtij sezoni.

Pavarësisht deklaratave të shumta të drejtuesve të klubit për një qëndrim të sulmuesit edhe për sezonin e ardhshëm, ka qenë vetë agjenti i 23-vjecarit ai i cili ka pohuar se është duke diskutuar me drejtuesit e Lille për një largim të mundshëm të lojtarit nga Bregu i Fildishtë gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në Ligue 1, kërkohet më shumë ngulm nga Bayern Munich, ndërkohë që edhe Inter, Arsenal apo Barcelona kanë kryer disa sondazhe për të.
Shtuar më 21/04/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori