Pepe i bënë ftesë Cristianos ti bashkohet Besiktasit
Pepe i ka bërë ftesë Cristiano Ronaldos që ti bashkohet në Besiktas.

Portugezi në një intervistë për Besiktas TV, kur është pyetur se cilin lojtarë do ta merrte në skuadrën Turke nga kombëtarja e Portugalisë apo nga ish skuadrat e tij, është përgjigjur kështu:

”Natyrisht, do të doja që Cristiano Ronaldo të jetë këtu. Ai është një person për të cilin kam respekt maksimal, është një mik dhe një person i jashtëzakonshëm, shumë i rëndësishëm për mua.”, përcjellë Albeu.com

”Nëse është e mundur që kjo të ndodh, sigurisht se e dua atë këtu. Jashtë fushës, Cristiano është një person shumë normal. Kur i shoh mediat që flasin rreth tij, unë i shikoj duke thënë, kjo nuk është, është një gënjeshtër.”

”Njerëzit flasin pa e njohur Cristianon e vërtetë. Ai është një njeri normal, e do shumë familjen e tij, i do shumë djemtë e tij. Ai e ka dëshmuar që është një baba madhështor.” /Albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori