Pepe i jep fund rekordit të Van Dijk, driblon mbrojtësin pas 50 ndeshjesh (VIDEO)
Që pas driblimit nga mesfushori i Newcastle, Mekiel Merino në marsin e vitit 2018, askush nuk ja kishte dalë që të driblonte Virgil Van Dijk, për plot 50 ndeshje.

Në më tepër se një vit e gjysmë, futbollistët më të mëdhenj në botë kishin tentuar të kalojnë holandezin në luftën një kundër një, por të gjithë kishin dështuar me sukses, deri mbrëmjen e djeshme.

Ishte ylli i Bregut të Fildishtë, i transferuar vetëm këtë verë te Arsenali, Nicolas Pepe, që në minutën e 6’ të takimit la të shtangur holandezin në një kalim mjaft të bukur dhe avancoi drejt portës së Liverpoolit, por aksioni nuk përfundoi me sukses.
Shtuar më 25/08/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori