Pepe konfirmon largimin nga Besiktasi
Mbrojtësi portugez, Pepe i është shkëputur kontrata e tij nga Besiktasi, me klubin nga Stambolli që janë në proces të limitimit të pagave të tyre për shkak se janë duke vuajtur nga borxhet.

Klubi lëshoi një deklaratë që konfirmon largimin e Pepes, derisa e falënderon atë për punën e tij.

Raportohet se Pepe ka lënë para kesh si bakshish për disa anëtarë të ekipit më të cilët ka punuar me ta viteve të fundit.

Mbrojtësi thuhet se ka pasur njërën prej pagave të mëdha në Besiktash, pasi ai nënshkroi kontratë dy vjeçare për skuadrën truke pas largimit nga Real Madridi më 2017.

Marrëveshja duket se kishte vlerë 9.5 milionë euro me bonuse dhe po ashtu Pepe ka marrë bonuse në çdo ndeshje që ka luajtur.

Ai u largua nga klubi kur ai është në pozitë të mirë derisa e përcolli nga tribunat barazimin e skuadrës së tij kundër Trabzonspor në Vodafone Park Stadium të dielën.

Pavarësisht se ka pasur shumë lëndime, Pepe bëri 17 paraqitje për klubin këtë sezon dhe shënoi pesë gola.
Shtuar më 17/12/2018, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori