Pepe kritikon tifozët e Realit
Qendërmbrojtësi i Besiktasit, Pepe ka kritikuar sërish tifozët e ish-skuadrës së tij, Real Madrid

Pepe insiston se ka dallim të madh ën mes të tifozëve të Besiktasit dhe Real Madridit, pasi këta të fundit nuk shfaqin entuziazëm.

Portugezi gjatë kësaj vere u largua pas 10 viteve në Real Madrid, por nuk ngurron të kritikojë tifozët që e mbrojtën aq shumë, kur të gjithë e kritikonin.

“Ndoshta tifozët e Realit do të mërziten me mua për atë që do të them, por tifozët atje nuk shfaqnin entuziazëm. Të gjithë thonë po, por unë nuk e besoj atë, realiteti nuk është ashtu”, tha Pepe për mediat turke. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2017, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori