Drejtori Sportiv i Barcelonës,
Andoni Zubizarreta, u shpreh se kklubi i Barcelonës asnjëherë nuk e kanë pasur në plan për të blerë mbrojtësin e Real Madrid, portugezin
Pepe.
"Ai nuk ka qenë në listën tonë. Që në 2010, që kur unë kam këtë drejtim, s’kemi qenë të interesuar", u shpreh
Zubizarreta, duke iu përgjigjur deklaratave të teknikut madrilen Jose Mourinho, i cili u shpreh se katalanasit e sulmojnë Pepen sepse dëshirojnë ta ketë në skuadrën e tye.
Ai foli edhe për arbitrimin e bërë në takimin ndaj
Deportivo La
Corunas (4-5). "Është komiteti që vendos për vendimet e arbitrit, por m’u duk se ndeshja nuk ishte aq luftarake, sa për këto ndëshkime të marra. Do të ulem me anëtarët e klubit dhe do të shikojmë videot", përfundoi
Andoni Zubizarreta. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012,
ora 17:06