Pepe: Mungesa e Ronaldos ndikoi
Pëlqej
Pavarësisht se gjatë të gjithë këtyre ditëve ishin munduar të nënvizonin faktin se yjet e tjerë mund ta kompensonin mungesën e Ronaldos për këtë sfidë, pas saj duket se lojtarët portugezë kërkojnë të justifikohen pikërisht me këtë fakt.

Mbrojtësi i Real Madrid, Pepe, ka nënvizuar sërish lojën mbrojtëse të Shqipërisë dhe fatin si faktor negativ, por ka shtuar se dhe mungesa e Cristiano Ronaldos ka bërë punën e saj :

“Duhet të ngremë kokë. E kemi të vështirë të ngremë kokë pas dështimit në Brazil, edhe sepse mediat nuk pushojnë së e përmenduri. Për më tepër, Shqipëria kishte ardhur vetëm për tu mbrojtur, dhe e bëri për 70-80 minuta. Në fund, shfrytëzuan dhe rastin e vetëm që patën, ndërkohë që neve na mungoi fati. Luftuam, bëmë gjithçka, por dhe mungesa e Cristiano Ronaldos na ndikoi. Pa të humbasim shumë potencial, pasi ai është më i miri në botë dhe europë” – tha 31-vjeçari
Shtuar më 08/09/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori