Pepe: Reali është një e kaluar tashmë
Pëlqej
Ish qendërmbrojtësi Madrilen, Pepe i cili tani është pjesë e skuadrës turke Besiktas, ka dhënë një intervistë për media para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Portos.

Portugezi edhe njëherë ka thumbuar ish klubin e tij, Real Madridin kur është pyetur nga gazetarët për kohën e kaluar në Spanjë.

”Isha shumë i qartë në vendimin tim rreth largimit nga Spanja. Faza ime në Real Madrid ka mbaruar dhe tani jam në një fazë të re në karrierën time. Real Madridi është pjesë e kaluarës sime dhe kam qenë i lumtur atje, sikurse në Porto apo Maritimo.” tha Pepe. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori