Pepe Reina konfirmohet te Milani
Milani këtë merkato po përballet me shumë vështirësi, pasi UEFA ka nën vëzhgim klubin italian dhe e akuzon për probleme financiare, "Financial Fair Play".

Edhe pse Milani u ofrua që të zgjidhte këtë problem UEFA nuk e pranoi kërkesën, duke lënë pezull ekipin për sa i përket merkatos.

Por mesa duket Milani do të vazhdoj të sjellë lojtarë pranë saj, pasi portieri i njohur spanjoll Pepe Reina, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e klubit.

“Do ta dua përgjithmonë Napolin. Kam kërkuar shumë që të fitojmë së bashku Scudetton, por nuk e arritëm këtë. Kanë qenë katër vite të mrekullueshme. Tani po shkoj në Milani. Do të jetë një tjetër përvojë e jashtëzakonshme për mua, me një nga klubet më të rëndësishme në botë” ka thënë Reina për mediat italiane. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori