Pepe Reina, portieri i ri i Napolit
Pepe Reina është është huazuar për një vit tek Napoli nga anglezët e Liverpool-it, skuadër me të cilën Reina ka pasur momentet më të mira të karrierës pikërisht nën drejtimin e teknikut aktual të Napolit, Rafael Benitez.

Përmes një letre drejtuar tifozëve të “Reds”-ave, portieri
spanjoll shprehu pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Liverpool-it.

“Më vjen keq që largohem kështu. Nuk më lajmëruan fare. Gjithsesi, kam fatin që kaloj në një klub tjetër të madh dhe Benitez është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. I kisha kërkuar drejtuesve nëse Barcelona kishte bërë ofertë për mua pasi doja të kthehesha në shtëpi. Gjithashtu i kisha thënë që do isha i lumtur të rinovoja kontratën, por pa më thënë asgjë e bënë fakt të kryer largimin për tek Napoli”, shtoi Reina.

Shtuar më 29/07/2013, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori