Pepe Reina do të largohet nga Napoli në fund të
këtij sezoni, kur skadon edhe kontrata e tij.
Portieri spanjoll i Napolit,
Pepe Reina me shumë mundësi të përfundojë te skuadra e madhe franceze, PSG.
Kevin Trapp nuk është i kënaqur me situatën e tij në PSG dhe dëshiron të largohet në fund të
këtij sezoni.
Për shërbimet e gjermanit po interesohen dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Crystal Palace.
Si zëvendësues i tij pritet të vijë
Pepe Reina, i cili nga qershori i vitit 2018 do të jetë futbollist i lirë. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017,
ora 23:59