E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Pepe zgjedh lojtarin që do ta transferonte nga Barcelona në Madrid
Lojtarët që lëvizin mes dy skuadrave të El Clasicos janë bërë një gjë e së kaluarës, dhe i fundit ishte Javier Saviola, i cili bëri kalimin nga BarcelonaMadrid në 2007.

Pavarësisht nga këto fakte, Cadena Ser e pyeti Pepen se cilin lojtarë do ta merrte në Madrid nga Barcelona, nëse i jepej shansi.

Çuditërisht, portugez anashkaloi Lionel Messin, Neymarin ose Luis Suarezin, duke zgjedhur bashkëlojtarin e tij Andre Gomes, pavarësisht lojtarit që nuk ka bërë një paraqitje dinjitoze të vetme për Barcën deri tani këtë sezon, përcjell Albeu.com.

"Jo, unë mendoj se jemi mirë. Andre Gomes? Po, ne luajtëm së bashku në ekipin kombëtar, por ai donte të shkonte në Barcelonë," tha ai, kur u pyet se cili lojtar i Barcelonës do të duhej të nënshkruante për në Madrid .

Gomes nënshkroi për kampionët spanjollë këtë verë, pasi ka ndihmuar Portugalinë të fitojë Euro 16. Problemet e lëndimeve e kanë mbajtur atë jashtë ekipit, por ai është i sigurt për të bërë më mirë në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori