Pepe është në qendër të vëmendjes përsëri, pasi është kacafytur me
bashkëlojtarin e vet te
Porto, Loum N’
Diaye, të hënën mbrëma.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit
Pepe, i cili njihet si lojtar që e humb kontrollin shumë lehtë, u zu fytafyt me mesfushorin 24-vjeçar gjatë fitores së Portos kundër Farense.
Pepe, i cili është kapiten i skuadrës, u zemërua pasi N’
Diaye kur ai kishte shkuar për ta përshëndetur.
Mbrojtësi veteran portugez e shtyu me të dy duart
bashkëlojtarin e vet i mllefosur.
Gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë në fushë iu desh të ndërhynin për ta ndalur 37-vjeçarin.
Me këtë fitore,
Porto ngel vetëm një pikë mbrapa liderit të Primeira Liga, Sporting CP.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 12:13