Për Allegrin përmbysja ndaj Tottenhamit nuk mjafton: Nuk jemi ndër favoritët për Championsin
Pëlqej
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është optimist për garën në Ligën e Kampionëve, por tregohet realit duke thënë se ata nuk janë ndër favoritët.

Allegri pavarësisht performancës vrasëse të Juventusit të tij, tekniku beson se skuadra e Real Madridit dhe Barcelonës e meritojnë favorizimin në këtë pikë të garës.

“Para së gjithash, ne jemi vërtet të lumtur që kemi fituar dhe kemi kaluar në tetë të fundit”, ka thënë fillimisht Allegri.

“Gjithmonë kam thënë që kur erdha për Juventusin që ambicia jonë është që të shkojmë sa më lart që është e mundur, por vetëm duhet të shikoni përreth jush, ne jemi në tetë të fundit dhe ka disa skuadra të mira”.

“Njerëzit flasin për Real Madridin dhe Barcelonën, të cilët ndoshta janë favoritët kryesorë – edhe pse kjo nuk do të thotë se ne nuk do të jemi në gjendje të konkurrojmë”.

“Bayern Munich janë një tjetër ekip që mund të bëjë dëme në këtë linjë”.

“Për momentin jemi të lumtur me atë se ku jemi dhe jemi të lumtur për të garuar në këtë nivel”, përfundoi trajneri i Juventusit./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori