Për Berlusconin është një derbi elektoral
Fitorja në Rumani kundër Cluj i dha kualifikimin Interit për në fazën tjetër të Europa League ku përballë do të ketë anglezët e Tottenham. Rezultati ka kënaqur edhe presidentin Massimo Moratti, i cili sheh më larg.

"Ishte një ndeshje interesante, një fitore e merituar dhe plot karakter. Por tani presin derbin e së dielës, i cili do të jetë fondamental. Duhet luajtur me të gjithë kujdesin e mundshëm dhe me krenari për fanellën. Por do të jetë edhe një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin: objektivi ynë është Championsi dhe Milan është një konkurrent i drejtëpërdrejt. Kanë zhvilluar një ndeshje të madhe kundër Barcelonës, shumë inteligjente nga ana taktike. Berlusconi bën mirë që karikon skuadrën, pasi edhe duhet të jetë i tillë: mos harrojmë se të dielën janë edhe zgjedhjet", u shpreh presidenti zikaltër.


Në fund Moratti informoi edhe për Ranocchia që u dëmtua në ndeshjen e djeshme: "Do ti mësojmë sot rezultatet e vizitave të fundit, shpresojmë për mirë". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori