"Paulo
Dybala nuk është përsëri
pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja."
Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit
argjentinas, foli për çështjen Coronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dje pretendoi se lojtari ishte
pozitiv pas provës së katërt.
"Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo," – tha
Oriana Sabatini në mikrofonat e transmetuesit
argjentinas Canal 9. – "Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë".
Sa i përket gjendjes së saj, e dashura e "yllit"
argjentinas shpjegoi:
"Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët".
Shtuar më 30/04/2020,
ora 15:57