Për herë të parë pas një dekade, Ronaldo dhe Messi jashtë listës së ngushtë të UEFA-së
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lënë jashtë listës së ngushtë për çmimin UEFA-së për ‘Lojtarin e Vitit’ për herë të parë në 10 vitet e fundit.

Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë vendosur për të luftuar për çmimin individual.

Ronaldo, i cili aktualisht luan në Itali me Juventusin, e ka fituar çmimin në tre raste dhe gjithashtu ka një total prej nëntë nominimesh, ndërsa lojtari i Barcelonës Messi e ka fituar atë dy herë dhe është nominuar në gjashtë nga 10 sezonet e fundit.

Të dy yjet kanë spikatur si lojtarët më të mirë të brezit të tyre për më shumë se një dekadë, por ndërsa ata vazhdojnë të shkojnë drejt moshës më të vjetër, një ndryshim i pashmangshëm i fronit në futboll ka filluar të marrë formë.
Shtuar më 23/09/2020, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori