Për kë votuan Messi dhe Ronaldo mbrëmë?
Pëlqej
Janë ndarë mbrëmjen e djeshme çmimet e FIFA-s për në ceremoninë e "The Best".

Luka Modriç arriti të rrëmbejë trofeun si "Lojtari më i mirë i vitit" nga FIFA, ndërsa pas ceremonisë janë bërë publike edhe listat se si kanë votuar lojtarët por edhe trajnerët.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dhënë gjithashtu pikët e tyre, duke qenë se janë kapitenë në kombëtaret e tyre respektive.

Ylli argjentinas i ka dhënë 3 pikë fituesit të këtij trofeu Luka Modriç, 2 pikë talentit të PSG dhe Francës Kylian Mbappe, dhe në mënyrë shumë interesante 1 pikë rivali të tij të përjetshëm, Ronaldos.

Portugezi nga ana e tij ka vlerësuar me 3 pikë ish-shokun e skuadrës Raphael Varane, 2 pikë për Modriç dhe 1 pikë për francezin tjetër Griezmann, duke mos dhënë asnjë pikë për Leo Messin.

Kujtojmë se të dy nuk ishin prezentë në eventin e organizuar nga FIFA në Londër.
Shtuar më 25/09/2018, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori