Ish futbollisti i
Manchester United, Patrice Evra ka rezervuar kritika të ashpëra për futbollistët e
Arsenalit pas disfatës 1-0 nga Sheffield
United.
Francezi i ka quajtur futbollistët e
Arsenalit si foshnje.
"E kam thënë edhe para 10 vitesh dhe njejtë vazhdoj të mendoj. Kjo është një
skuadër bebesh. Nuk e ka karakterin e fituesit. Kur kam qenë të
Manchester United mezi prisja të luaja kundër
Arsenalit sepse e dija që do të fitonim. Kur Van Persie erdhi te ne, i thash mirë se erdhe në klub burrash. Atij i kishte ardhur mërzi në fillim, por më pas e kishte kuptuar realitetin" deklaroi Evra për Sky Sports.
Ai ka thënë se Unai Emery nuk ndryshon asgjë nga Arsene Ëenger dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në
skuadër.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 23:18