Per Milanon nga Kumanova prioritet eshte kampionati
Albeu.com
Krahas asaj se kishte shumë paralajmërime se edhe skuadra e Milanos do të ketë fatin e njëjtë sikurse Bashkimi nga Kumanova, i cili u shua vitin e kaluar, këta të parët me një intensitet të lartë janë duke kryer obligimet e ...... tyre para ndeshjes së parë të Kupës së UEFA-së me skuadrën kroate të Sllaven Bellupo nga Koprivnica. Trajneri Erkan Jusuf, në krahasim me sezonin e kaluar, tani në dispozicion ka shumë futbollist të rinj, prej të cilëve 11 vijnë nga kampionatet e huaja. Tani, shefi i stafit teknik Jusuf, ka probleme më të mëdha se cilit futbollist t'i besojë më shumë, pasi që nuk ka kohë të gjatë për t'u njoftuar me ta më mirë. “Kuq e zinjtë” nga Kumanova edhe pse po luajnë në eliminatoret e UEFA-së, vetes si prioritet i kanë dhënë shënimit të rezultateve të mira në kampionatin vendor.
"Na kanë ikur 15 futbollist, por na kanë ardhur 11 futbollist nga jashtë Maqedonisë. Kemi shumë pak kohë për të krijuar një skuadër të cilën e kam paramenduar para fillimit kampionatit, na pret një punë e madhe. Kemi shumë futbollist të panjohur, ashtu që prioritet për ne do të jenë ndeshjen kampionale. Sllaven Bellupon, shumë pak e njohim si kundërshtarë. Besoj se edhe në ndeshjet e UEFA-së, nuk do të dorëzohemi pasi që Sllaven Bellupo ka një skuadër cilësore, ashtu që ne këtu në Kumanovë nuk do të dorëzohemi. Këtë javë duhet të japim maksimum për t'u përgatitur për atë ndeshje" thotë Erkan Jusuf, trajner i Milanos.
Shtuar më 11/07/2009, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori