Për Mourinhon ringjallet pista Perisiç, tani më pranë se kurrë
Pëlqej
Manjati i Manchester United, Ed Woodward është duke u përpjekur t'i plotësojë Jose Mourinhos verën e tij perfekte, duke i çuar në ekip yllin e Interit, Ivan Perisic.

Woodëard ka rihapur bisedimet me agjentin e kroatit Fali Ramadani në një përpjekje për të ringjallur një transferim që dukej i vdekur kur trajneri i Interit Luciano Spalletti këmbënguli që 28 vjeçari ishte duke qëndruar, përcjell Albeu.com.


Unitedi i janë refuzuar dy oferta për lojtarin, por besohet se Woodward tani është afër marrveshjes me vlerën e 48 milionë £. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori