Për të arritur tek Eriksen, Reali i ofron James Rodriguez Tottenhamit
Real Madrid nuk heq dorë nga Christian Eriksen. Ylli i Tottenhamit mbetet lojtari i preferuar i Perezit, shkruan Albeu.com.

Sipas prestigjozes "AS" e cila është pranë Realit, për të ulur pretendimet e Spërsave Los Blancos synon ti dhurojë James Rodriguez.

James Rodruguez është aktualisht i huazuar te Bayern Munich prej vitit 2017. Ndërkohë britanike bëjnë me dije se dhe Arsenali ka hyrë në garë për danezin teksa e shëh si zëvëndësuesin ideal të Mesut Ozil.

Ndërkohë Eriksen është i lidhur me Tottenhamin me një kontratë që i përfundon në vitin 2020 dhe në rast të mos-rinovimit, nga ana e 28 vjecarit, Spurs do të detyrohet të rishikojë vlerësimin e danezit teksa Reali synon të afrojë në negociata me futjen e James Rodriguez.

Megjithatë kjo marëveshje e bujshme vështirë të kryhet në Merkaton e janarit.

Por në fund të këtij sezoni mbetet gjithcka e hapur teksa mospjesmarja e Tottenhamit në "Ligën e Kampioneve" sezonin e ardhshëm, ndoshta mund të ndikojë tek largimi i mundshëm i Eriksenit nga Tottenhami. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori