Për të ofruar Mbappe, Reali do të ndjekë të njëjtën strategji si me Hazard
Fiorentino Perez mendohet se e ka bërë planin për transferimin e Kylian Mbappe në madrid në verën e 2021.

Sipas asaj që raporton AS, presidenti i Real Madridit do të përdor strategjinë e njëjtë si në rastin e Eden Hazardit kur e mori nga Chelsea në verën e vitit të kaluar.

Perez priti derisa belgu kishte vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij me The Blues, për t’i bindur këta të fundit që ta lejojnë largimin e tij.

Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2022, e nëse madrilenët tentojnë transferimin e tij, Paris Saint-Germain do të kërkojë 15 milionë euro.

Duke krahasuar formën që po kalon lojtari, kjo shumë pasqyron vlerën e tij reale dhe Reali nuk do ta ketë problem të bëjë ofertën.

Perez është i bindur se mund të transferojë 20-vjeçarin në verën e këtij viti, gjersa PSG nuk do të ketë opsion tjetër veç se ta shesë atë.
Shtuar më 04/02/2020, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori