Përballja Luftëtari-Flamurtari, një "lëmsh" mbiemrash
Maldin dhe Sokol Ymeraj, Alesio dhe Erald Hyseni, Oltion Rrapa në fushë dhe Arinaldo Rrapa në stol.

Mes tyre edhe Donald Rrapo. Një lëmsh i vërtetë në Luftëtari-Flamurtari, me komentatorët e ndeshjes që e kishin të vështirë për të kuptuar se lojtarët me mbiemra të njëjtë në çfarë skuadre luanin.

Në një moment në fushë, të dyja skuadrat kishin katër futbollistë me mbiemër të njëjtë, Maldin Ymeraj i Luftëtarit dhe Sokol Ymeraj i Flamurtarit, e gjithashtu Erald Hyseni i gjirokastritëve dhe nga ana tjetër, Alesio Hyseni i vlonjatëve shkruan Panorama.

Në fund, ata që festuan ishin vlonjatët, të cilët dolën me tri pikë.
Shtuar më 02/09/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori