Kombëtarja
Shqiptare pritet të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit italian Xhani De Biazi. Në përballjen me Gjeorgjinë trajneri i skuadrës
shqiptare ka afruar shumë lojtarë të
rinj ndërsa ai do të futet në lojë me skemën 4 -1-4-1 ndërsa sulmues do të jetë Edgar Çani.
Në portë do të jetë Sajmir Ujkani ndërsa në repartin e
mbrojtjes do të jenë Lila, Dallku, Veliu dhe Agolli. Ervin Bulku do të luajë përpara
mbrojtjes ndërkohë që në mesfusha do të jetë e populluar me lojtarë të
rinj. Muzaka, Hyka, Roshi dhe Vila do të furnizojnë me topa sulmuesin Çani. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 në Tbilisi. Ndërsa në bilancin e ndeshjeve të luajtura mes dy skuadrave kombëtarja
shqiptare ka 7 humbje dhe 3 fitore ndërsa dy herë ata kanë barazuar. /albeu.com/
Shtuar më 29/02/2012,
ora 09:19