Përcaktohet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
Në shortin e hedhur në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit janë përcaktuar edhe përballjet për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë ku Tiranë do të përballet më Flamurtarin ndërsa Skënderbeu me Kastriotin.

Si përballje më e fortë konsiderohet ajo mes bardhebluve të kryeqytetit dhe vlonjatëve.Tirana regjistroi vetëm një humbje në pesë sfidat e Grupit A, ndërsa Flamurtari siguroi kryesimin e grupit B falë golevarazhit më të mirë se Skënderbeu. Ndeshjet e para do të luhen në datën 4 prill ndërsa ato të kthimit që do të përcaktojnë dhe dy skuadrat finaliste do të zhvillohen më 18 prill. /abeu.com/
Shtuar më 23/03/2012, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori