E FUNDIT/ Pas Durrësit, Gjykata e Tiranës nuk njeh zgjedhjet në Vorë (FOTO LAJM)
"Përdhunim, lot dhe burg i përjetshëm", shefi i policisë flet për Ronaldon
Zëri i Adan Ocampo-Gomez, shefi i zyrës së shtypit në Policinë e Las Vegasit, është i qetë dhe i qartë.

I telefonuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai shpjegon kohën e rastit Ronaldo, që pas hapjes së hetimeve, si pasojë e një denoncimi ti ri karshi tij: “Hetimi do të zgjasë kohën e mjaftueshme për të mbledhur provat. Pastaj do ta çojmë dosjen te Prokurori i Përgjithshëm i Nevadës dhe i takon atij të vendosë nëse janë të mjaftueshme për të hapur një çështje gjyqësore,” – thotë Ocampo-Gomez.

Nëse Ronaldo do të flasë me autoritet, me siguri do ta bëj nga Italia me video ose me e-mail, zgjidhja që kanë bërë avokatët e tij. Përjashtohet në këtë mënyrë udhëtimi për në Las Vegas, të paktën gjatë hetimeve.

Në SHBA era po ndryshon drejtim! Vetëm disa vite më parë avokatët e njerëzve të famshëm arrin gjithmonë një marrëveshje me atë konsideruarat viktima. “Firmosni edhe pse nuk keni bërë asgjë të keqe.”

Në këtë mënyrë Kobe Bryant shpëtoi nga agresioni seksual karshi një punonjëse në një hotel në Colorado në vitin 2003, duke paguar parà për të mbyllur çështjen.

Por ka pasur edhe raste si ai i nipit të presidentit John Kenedy, William Smith Kennedy dhe Mike Tyson, që në vitin 1991 dolën para gjykatës për përdhunim dhe vunë në diskutim reputacionin e tyre.

Kennedy i bardhë doli i pafajshëm krejtësisht, ndërsa Tyson me ngjyrë u shpall fajtor. Rënia e monumenteve si “guru” i Hollywood, Harvey Weinstein, dhe burgosja e Bill Crosby, edhe pse 80 vjeç, kanë ndryshuar rrjedhën e historisë.

Lëvizja “#MeToo”, (Edhe unë) i ka dhënë kurajo të bëhen të gjalla të gjitha gratë e frikësuara, por të dhunuara ndër vite.

Ky mund të jetë edhe rasti i Kathryn Mayorga, viktimë e dhunës seksuale nga ana e Cristiano Ronaldo. Dokumenti i paktit mes tyre është firmosur më 12 janar 2010, pas një diskutimi të gjatë mes avokatëve dhe me dokumentet që u zbuluan nga “Der Spiegel”, revista gjermani që nga viti 2017 administron letrat e “Football Leaks”.

Ishte një marrëveshje “e hekurt” me 11 klauzola, propozuar nga avokati i portugezit Carlos Osorio De Castro, ku theksohej se Mayorga nuk duhet ta kishte përmendur kurrë emrin e Ronaldo.

Ajo ishte e detyruar të mbante heshtjen edhe në familjen e saj dhe të mos shkonte në seancat e ndryshe psikoterapie ku ndoshta do të ishte e detyruar të tregonte atë që i kishte ndodhur, në praninë e pacientëve të tjera.

Ronaldo nga ana e tij kishte si detyrim t’i dërgonte vajzës rezultatet e kontrolleve për HIV ose sëmundje të tjera seksualisht të trasmetueshme, për të qetësuar vajzën, që tani duket se po përdor si provë pikërisht raportin mjekësor të CR7.

Në vitin 2010, në një letër të gjatë prej 6 faqesh, Mayorga i shkroi Ronaldo-s se ajo ishte penduar që kishte marrë parà në këmbim të heshtjes: “Do të më pëlqente t’i tregoja gjithë botës se cili je në të vërtetë,” – ishte thelbi i letrës.

Kjo letër ishte pjesë e marrëveshjes jashtë-gjyqësore mes avokatëve të CR7 dhe portugezit, por që duket se nuk është bërë kurrë formalisht dhe kjo i jep shpresë avokatëve të Mayorga.

Nëntë muaj dhe tre vjet pas “incidentit”, Mayorga ka ndryshuar mendim. Ka marrë një tjetër avokat dhe ka bërë një denoncim të ri pranë autoriteteve në Las Vegas. Denoncimin e parë e kishte bërë vetëm pak orë pas ngjarjes, por e kishte tërhequr vetë.

Më saktësisht në orën 14:16 të së nesërmes së mbrëmjes për të cilën po flasim. Recepsionistja në komisariatin e policisë shpjegoi se nga ana tjetër e telefonit ishte një grua që po qante.

Në orën 14:30 një patrullë policie shkoi në shtëpinë e Mayorga dhe më pas shkuan në “University Medical Center” për t’iu nënshtruar testit për përdhunim, një dokument që i jep shpresë vajzës, por që shumë vetë thonë se janë zhdukur.

Policia, aso kohe, nuk bëri asgjë dhe ish-modelja thotë se ishin pikërisht hetuesit që e ftuan të hiqte dorë nga akuza. Një pohim i rëndë dhe me pasoja…

Më 28 shtator, Mayorga ka denoncuar sërish Cristiano me një seri të re akuzash, por gjyqi nuk mund të nis nëse më parë nuk shpallet e pavlefshme marrëveshja në vitin 2010, diçka shumë e vështirë sipas gazetarëve dhe hetuesve.

Nëntë vjet më pas, rreziku që Ronaldo të dënohet, thuajse nuk ekziston.

Por në vitet e fundit legjislacioni i Nevedas ka ndryshuar. Në fillim kishte vetëm katër vjet kohë për të paraqitur akuzën për një përdhunim, ndërsa tani afati ka shkuar në 20 vjet. Dënimi më i rëndë mund të jetë burgu i përjetshëm, ndërsa më i lehti 10 vite heqje lirie.

Ndërkohë, tabloidit anglez “Daily Mail” shkruan sot në mëngjes se avokati i Mayorga ka marrë një telefonatë nga një grua të pohon se ka pasur të njëjtën përvojë me klientet e tij.

Avokati i ka kaluar dokumentet e akuzës së re te policia në Las Vegas, por në të vërtetë portugezi është akuzuar edhe në vitin 2005 nga dy gra, por atëherë çështja u mbyll menjëherë për mungesë provash./TS/
Shtuar më 08/10/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori