Përdhunoi shqiptaren, klubi i Santosit dëbon Robinhon
Pëlqej
Robinho këtë radhë ka marrë një tjetër goditje të fortë. Pasi u dënua me 9 vite burg, për përdhunim në grup, ndaj një shqiptareje në ngjarjen që kishte ndodhur në janar të 2013-s, klubi i Santosit ka vendosur ta shkarkojë Robinhon.

Klubi brazilian e kishte punësuar për të rritur shkallën teknike dhe cilësore të ekipit, por mesa duket dënimi i tij i ka ndryshuar mendjen presidentit të ri të ekipit, Hoze Carlos Perez.

Robinho nuk është profili i lojtarit që ne po kërkojmë. Kemi një imazh pozitiv në Brazil dhe më tej, dhe nuk mund t’i ndryshojmë vlerat klubit tonë.” – u shpreh presidenti i Santosit në një intervistë. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori