Përdori gjuhë ofenduese ndaj arbitrit, dënohet Gattuso
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është dënuar me një ndeshje për shkak të sjelljeve të tij agresive gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë.

Nga ana tjetër, Franck Kessie po ashtu është dënuar me një ndeshje, pasi që pas shikimit të VAR ju dha kartoni i kuq, kurse Alessio Romagnoli dhe Miralem Pjanic nga Juventusi po ashtu do të mungojnë shkaku i pesë kartonëve të kuq për ndeshjet e radhës.

Si pasojë e kësaj, Gattuso, Kessie dhe Romagnoli do të mungojnë në ndeshjen e radhës së kuqezinjve në Serie A kundër Genoas të hënën, përderisa Pjanic është i suspenduar në vizitën e Zonjës së Vjetër në Chievo. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori