Përdori gjuhë raciste, Cavani kërkon publikisht falje
Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani ka kërkuar falje për njerëzit që janë ndjerë të ofenduar nga një mezash në Instagram.

Uruguajani e falënderoj një shok të tij duke përdorur fjalën "negrito2, që ka kuptimin i zi por në gjuhën spanjolle, Cavani pretendon që nuk e ka atë kuptim.

"Qëllimi i mesazhit tim ishte të falënderoja një mik. Gjëja e fundit që do të bëja është ta ofendoja dikë. Sinqerisht, dua të kërkojë falje. Unë jam kundër racizmit" shkruan Cavani.

Federata e Futbollit të Anglisë është duke u marrë me rastin dhe ka mundësi që Cavani të dënohet me 3 ndeshje suspendim nga komisioni disiplinor.


Shtuar më 30/11/2020, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori