Përdorimi i VAR në "Rusia 2018", gjithçka në 3D
Turneu më i madh i futbollit për sa i përket Kombëtareve pritet të nis me datë 14 qershor në Rusi.

Tashmë ky Botëror do të jetë kompeticioni i parë i këtyre përmasave që do të aplikojë sistemin "VAR".

Videoarbitrimi "VAR" pritet të sjellë një gjykim më të drejtë dhe tju vij në ndihmë arbitrave në momente dyshuese duke zvogëluar kështu shanset për të gabuar në gjykim.

Kjo risi teknologjike do të ketë me dhjetëra kamera vëzhguese ku veç të tjerave, tifozët dhe arbitrat do të kenë mundësi të shikojnë pozicionet e dyshimta jashtë lojës nga pozicione vërtet reale me telekamera speciale dhe 3 dimensionale.

FIFA ka shpjeguar përdorimin e sistemit VAR në një video të publikuar së fundmi, ku kjo teknologji inovative e testuar disa herë, synonin të reduktojë në zero, gabimet njerëzore sidomos në situata pozicioni jashtë loje. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori