Perez: Casillas kërkoi vetë të largohej, unë i mundësova vetëm lamtumirën më të bukur të mundshme
Presidenti i Realit të Madridit është pyetur për largimin e Iker Casillasit. Ai tha se Casillas shprehu vetë fillimisht dëshirën për tu larguar dhe se Presidenti i ofroi mënyrën më të mirë të mundshme për ta bërë atë.

"Ai u largua pasi ashtu dëshironte. Ai besoi që mënyra më e mirë për t'u larguar ishte duke lexuar një letër dhe kjo ishte absurde. Atëherë, e telefonova dhe i thash që do të bëjmë diçka ndryshe, do të nxjerim trofetë, do të kishte një largim më të mirë. Donim të bënim një trofe 'Bernabeu' me Porton por ai preferoi t'a bëje këtë kur të penzionohet nga futbolli. Kjo është amona shtëpia e tij." tha Presidenti madrilen, përcjell Albeu.com.

Perez u kritikua shumë nga tifozët kur kapiteni i ekipit u largua, pasi Casillas vazhdon të mbetet një kapiten në kampin mbretërorë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori