Perez: Casillas meriton respekt
Pëlqej
Florentino Perez, president i Real Madridit, ka lavdëruar portierin e skuadrës së tij, Iker Casillas.
“Gardiani” spanjoll gjatë verës që lamë ishte i lidhur me largimin nga “Bernabeu”, por sipas Perez, Casillas është portieri më i mirë në historinë e klubit madrilen.

Casillas meriton respekt. Duke luajtur pesëmbëdhjetë vjet në ekipin e parë, është portieri më i mirë në historinë e klubit tonë”, ka thënë Perez.

Casillas në sezonin e kaluar kishte humbur vendin e titullarit, por ai përsëri ka rifituar besimin e trajnerit Carlo Ancelottit.
Shtuar më 22/09/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori