Perez del kundër dëshirës së Zidane, vendos vetë për James Rodriguezin
Real Madrid ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të mos e shes James Rodriguezin.

Sulmuesi kolumbian ishte në huazim te Bayerni për dy sezone dhe deri më tani ishte i pari në listën që do të largoheshin nga Santiago Bernabeu.

Por “AS” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez ka vendosur të mos e shesë Jamesin edhe për kundër se ky i fundit nuk pëlqehet nga Zidane.

Ky vendim ka ardhur pas lëndimit të Marco Asensios që do të mungoj gjatë gjithë sezonit, shkruan Indeksonline.


Napoli dhe Atletico kanë qenë të interesuar për të, por italianët nuk ishin të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar derisa presidenti refuzoi ta shesë atë te rivalët e qytetit.

Kolumbiani nënshkroi për të bardhët pas Botërorit në Brazil, në vitin 2014, për 80 milionë euro nga Monako.

Ai shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Ancelottin, në të cilin ai ishte i rëndësishëm me 17 gola dhe 18 asistime. Për italianin ishte një shtyllë, ai dha 84% të minutave.

Në sezonin e tij të fundit me Zidane (2016-17, Champions League) ai ishte pjesë e Njësisë së Dytë dhe luajti vetëm 33% të minutave të mundshme.
Shtuar më 29/07/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori