Perez do Icard-in, Zidane preferon talentin serb
Florentino Perez kërkon që të marrë në Madrid Mauro Icardi-n nga Inter, tashmë argjentinasi ka një çmim sipas "Don Balon": 80 milionë euro dhe argjentinasi largohet nga Inter edhe pse klauzola e largimit të tij është 110 milionë euro.

Gjithsesi Zinedine Zidane nuk e preferon ish-kapitenin zikaltër dhe i ka kërkuar presidentit Perez që të fillojë negocimin me Eintracht Frankfurt për Luka Jovic. Sulmuesi i talentuar serb ka zhvilluar një sezon fantastik duke shënuar 15 gola në kampionatin gjerman edhe pse është vetëm 21 vjeç.

Për Jovic mund të shpenzojnë më pak para për ta blerë, por më parë duhet të mundin konkurrencën e fortë të Barcelona-s, të cilët tashmë kanë dorëzuar një ofertë prej 50 milionë euro tek klubi i Eintracht. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori