Problemet dhe zërat e shumta të ditëve të fundit për raporte të tensionuara mes trajnerit të Real Madrid Jose Mourinhos dhe lojtarëve apo për ultimatum të këtyre të fundit për largimin e "Special One" shtojnë edhe zërat për një divorc në fund të
sezonit mes madrilenëve dhe ish teknikut të Chelsea, Inter dhe Porto.
Shtypi
anglez raporton se kandidati numër 1 në listën e Florentino
Perez është Arsene
Wenger i cili ka edhe 18 muaj në kontratën aktuale me Arsenalin.
Perez në fund të
sezonit ka edhe fushatën për rizgjedhjen për president dhe me francezin kërkon të bindë Asamblenë ndërsa për të kënaqur teknikun është gati t’i ofrojë 7 milionë sterlina në sezon.
Po sipas shtypit
anglez, pasuesi i
Wenger te Arsenal do të jetë Jurgen Klopp i Borussia Dortmund. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013,
ora 14:01