Perez gjëja që di të bëjë më mirë, është të thyejë rekorde
Real Madridi do të thyejë rekordin botëror të transferimit me blerjen e Kylian Mbappe për 180 milionë euro.

Shifra është pothuajse e barabartë me paratë e shpenzuara për dyshen Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Me 75 milion euro, presidenti i klubit Florentino Perez është njohur me transferimin më të shtrenjtë të kohës së atëhershme që ishte Zidane, përcjell Albeu.com.

Kostoja e blerjes së sulmuesit 18-vjeçar do të jetë ekuivalent me shumën totale të parave të shpenzuara për ish-yjet e Los Blancos Zinedine Zidane, Luis Figo dhe Ronaldo Nazario. Për presidencën e Perez, Real kanë arritur të thyejnë rekordin e lartpërmendur shumë herë tashmë, me ardhjet e Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Figo.
Shtuar më 25/07/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori