Perez: Ja projekti "galaktik" për Realin (FOTO LAJM)

Edinson Cavani - Napoli
Në verë te Real Madrid mund të ketë një revolucion të vërtetë. Projekti i ri i presidentit të "Los Blancos" Florentino Perez ka për bazë largimin e disa yjeve dhe blerjen e disa prej lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Blerja e David Silvas, Gareth Bale dhe Edinson Cavanit është projekti i ri i Perez. Për të arritur këtë gjë, Perez thuhet se mund të sakrifikojë edhe lojtarë si Ronaldo, Kaka, Modriç apo edhe Ozil.

Projekti "galaktik" pritet që të fillojë me një trajner të ri e jo me Jose Mourinhon. Rafael Benitez ose Marcelo Lippi mund të ulen në stolin e Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori