Perez kundër që Barcelona të luajë në "Bernabeo" finalen e Kupës
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk është dakord që finalja e Kupës së Mbretit të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Në një deklaratë për mediat, numri një i Realit theksoi se punimet janë arsyeja kryesore.

"Në Santiago Bernabeu nuk mund të luhet finalja e Kupës së Mretit mes FC Barcelona dhe Alaves, sepse ka punime. Përveç kësaj nuk ka asnjë çështje tjetër", ka deklaruar Perez.

Finalja mes Barcelonës dhe Alaves luhet më 27 maj dhe me shumë mundësi “San Mamis” i Athletic Bilbaos pritet të jetë stadiumi ku do luhet kjo finale.
Shtuar më 09/02/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori